Turizmi masiv në Spanjë, Barcelona do të rrisë taksën turistike

schedule09:06 - 22 Korrik, 2024

schedule 09:06 - 22 Korrik, 2024

Banorët vendas në qendrat turistike në Spanjë, si p.sh. Barcelona janë gjithnjë e më të frustruar prej turizmit masiv. Prandaj Barcelona do të rrisë taksën turistike.

Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike për pasagjerët e kryqëzorëve dhe trageteve që qëndrojnë në qytet për më pak se 12 orë, tha kryebashkiaku Jaume Collboni në një intervistë për gazetën El Pais.

“Ne do të propozojmë një rritje të konsiderueshme të taksës për pasagjerët e kryqëzorëve”, tha Collboni.

Kjo masë u shtohet një sërë masash që ai ka shpallur për të ulur ndikimin e turizmit masiv.

Vendimi vjen vetëm disa javë pasi protestuesit në Barcelonë spërkatën me ujë gjatë një demonstrate vizitorët e huaj duke brohoritur: “Turistë kthehuni nga keni ardhur”

Barcelona do më pak turistë të cilët paguajnë më shumë

Sipas agjencisë Statista vitin e kaluar në Barcelonë u regjistrua numri më i madh të pasagjerëve të kryqëzorëve, afërsisht 3.6 milionë pasagjerë.

Taksa aktuale turistike për pasagjerët e kryqëzorëve që bëjnë ndalesë në Barcelonë ishte 7 euro në ditë.
Collboni nuk tha se sa do të rriste taksën turistike, por arsyet e tij janë të qarta.

“Pasagjerëve e kryqëzorëve që bëjnë një ndalesë më pak se 12 orë kemi një përdorim intensiv të hapësirës publike pa asnjë përfitim për qytetin dhe një ndjenjë okupimi dhe ngopjeje”, tha ai.

“Ne duam të kemi turizëm që respekton destinacionin,” shtoi Collboni.

Collboni njoftoi muajin e kaluar se administrata e qytetit të Barcelonës do të ndalojë duke filluar nga viti 2028 dhënien me qira të apartamenteve për turistët. Collboni ka vendosur edhe taksa të tjera turistike. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!