Jehona e vendeve piktoreske të Shqipërisë ka shkuar përtej Ballkanit, duke sjellë edhe realizimin e eventeve kryesore në Shqipëri. Për eksperten e hoteleri-turizmit, Gladiola Dona, turizmi i evenimenteve është shumë i rëndësishëm sepse të tillë turistë kthehen sërish në Shqipëri me familjet e tyre.
“Ata vijnë sepse dikush i sjell aty dhe nëse kënqen bëhen turistë me familjet e tyre. nuk ka një agjensi në treg që të sjell tregje të tilla, mund të ketë që tentojnë por e kemi lënë çfarë të ndodhi të ndodhi. Është segment shumë i mirë ku mund të investohet dhe të zhvillohet.”
Eksperti turistik Isa Krasniqi tha se në këtë sektor duhet të ketë më shumë informacion sepse evente të përmasave kaq të mëdha të bëjnë të ndryshosh guidën dhe itenerarin e udhëtimeve.
“Eventet na bëjnë goditje të madhe sepse na bëjnë të ndryshojmë guidën. Nuk është se marrim informacion që do ndodh diçka e tillë, dhe nuk e kemi të sigurt pjesën e rezervimit. Ka pasur këtë vit probleme me udhëtimet që janë kanceluar dhe të tilla evente na godasin. Mundohemi të ndryshojmë programin dhe të ndryshojmë mundësitë e akomodimit duke i dërguar në qytete të afërta si Durrësi, Kruja, Elbasani.” / abcnews.al /

