Zhvillimi i turizmit në vend ka ndikuar në shtimin e e investimeve nga bizneset në këtë sektor.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjatë këtij viti nënsektorët që lidhen me turizmin kanë marë më tepër kredi për të realizuar investime.
Vetëm për muajin qershor janë aprovuar 1.3 miliardë lekë hua për “Akomodimin dhe shërbimin ushqimor”, që përfshin strukturat e mikpritjes dhe turizmit, duke u rritur me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse vërejmë të dhënat rezulton se ky është niveli më i lartë i regjistruar për këtë sektor në një muaj të vetëm.Rritja e kreditimit është një tregues i këtij sektori për përgatitjet për sezonin i cili tashmë zgjeruar përtej verës.
Ndërkohë që sektori i cili vijon të ketë pëshën më të madhe në marjen e kredive rezulton se “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve”, me një shumë totale prej 10.85 miliardë lekësh, me një rritje prej 44.7% në terma vjetorë. Edhe tregtia me pakicë është një sektor që ka lidhje me sektorin e turizmit. Bankat kanë dhënë më tepër hua edhe për industrinë përpunuese e cila vetëm në qershor ka marrë 3.45 miliardë lekë e ndjekur nga ndërtimi me 2.87 miliarde.
Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se të gjithë bizxneset kanë marë më tepër kredi në muajt e parë të këtij viti për investime, po ashtu edhe individët janë mbështetur më shumë për blerje banesash.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në qershor huaja e re në total arriti vlerën 38.8 miliardë lekë duke pësuar një rritje të ndjeshme prej mbi 7 miliardë lekësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një të viti më parë ose 24.7%./abcnews.al

