Turizmi, forca e ekonomisë/ Banka e Shqipërisë: Ka rritur pagat dhe punësimin

schedule15:29 - 16 Maj, 2024

schedule 15:29 - 16 Maj, 2024

Ekonomia shqiptare parashikohet të vijojë të ketë ritme të kënaqshme rritjeje edhe përgjatë këtij viti.

Drejtori i politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli thekson se turizmi dhe investimet e bizneseve do të jenë shtysa kryesore për ekonominë edhe gjatë këtij viti.

Uljen e inflacionit nën objektivin e bankës së Shqipërisë e shpjegon me frenimin  e ndjeshëm  të çmimeve të shportës ushqimore.

Gjatë muajit prill  inflacioni në vend preku nivelin 2.1 % nga 3% që është objektivi I Bankës së Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!