‘Turizmi arriti rekorde, mbi 5 miliardë lekë të ardhura’/ Rama: Mastercard lehtëson pagesat, bizneset mirëpresin pagesat me të

schedule17:12 - 27 Mars, 2025

schedule 17:12 - 27 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe, tha se bizneset mirëpresin pagesat përmes Mastercard. Ndër të tjera, Rama u shpreh se turizmi arriti nivele rekord, duke shënuar 5 miliardë lekë të ardhura.

Kryeministri Rama u shpreh se Mastercard është një elefant i madh i cili ka një limit të caktuar në përdorues dhe se nuk paguhet asnjë komision deri në një prag vjetor.

“Vendi me rritjen më të lartë të turistëve dhe nga ana tjetër konstatojmë që rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar në 5 miliardë.

Mirëpo vetëm  4 % e transaksioneve bëhen me kartë krediti dhe kjo tregon se sa i bardhë është boshllëku dhe tregon se sa shumë para që nuk i takojnë atyre që i mbajnë duhet t’i shkojnë pas qytetarëve për TVSH dhe sa të tjera duhet t’i shkojnë përmes taksave. Digjitalizimi i pagesave është instrumenti më i drejtpërdrejtë. Këtë proces do e bëjmë ‘butë’ dhe me Mastercard ideja ka qenë që të mos hyjmë në një fazë të re të sjelljes së qytetarëve me imponim dhe me masa shtrënguese por të hyjmë me një ftesë për bashkëpunim.

Hotelet, restorantet, marketet do të mund të aksesojnë pa qenë të shtrenguar që të dalin t’i paguajnë në treg. Mastercard ka një limit të caktuar për përdorues të caktuar që nuk paguajnë asnjë komision deri në një prag vjetor, mbi pragun nis komisioni. Përvec këtyre, ka një tjetër aspekt që është 83% e atyre që e përdorin këtë kanë një rritje të lëvizjes të numrit të klientëve dhe transaksioneve. Një ditë e mirë dhe për Mastercard që është një elefant i madh, por shqiptarët kanë një proporcion shumë interesant mes ankesave dhe konsumit. Sa më shumë rrisin konsumin, aq më shumë ankohen.”, tha Rama. 

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!