Turizëm në vjeshtë, moti i ngrohtë mbush Drilonin me vizitorë vendas dhe të huaj

schedule15:55 - 3 Nëntor, 2024

schedule 15:55 - 3 Nëntor, 2024

DRILON- Me ngjyrat e vjeshtës, por me temperatura si të verës. Driloni në Pogradec vijon të presë vizitorë të shumte nga vendi dhe të huaj në këto ditë të para të nëntorit.

Fundjavat mbeten më populluar, kryesisht me vizitorë nga kryeqyteti. I tërheq qetësia dhe natyra e zonës.

“Mbërritëm dje këtu në Drilon, erdhëm nga Greqia pasi vizituam Meteorën atje. Po na pëlqen, vend i qetë dhe shumë relaksues dhe mbi të gjitha është shumë ngrohtë”, tha ai.

Ndryshimet klimatike kanë zgjatur sezonin turistik. Numri vizitorëve në Pogradec vazhdon të jetë i lartë dhe në vjeshtë. Qyteti është edhe pjesë e guidave rajonale dhe kjo ka shtuar numrin e turistëve të huaj.

“Autobusë nga që vinë nga kufiri grek. Ne kemi dominant dhe vizitorë nga Kosova. Interesi për qytetin nuk është vetëm në stinën e verës”,

Pritet qe edhe gjate dy muajve të fundit të vitit, Pogradeci të jetë një destinacion e preferuar.

Pas rivitalizimit që iu bë parkut kombëtar të Volorekës, kjo zonë u bë gjithashtu pjesë guidash dhe për nxënës dhe studentë të shkollave dhe universiteteve të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!