Një 36-vjeçare rumune është ndaluar nga policia pasi ka tentuar që të marrë me vete në shtëpi si suvenir 2 mermerë nga Akropoli. Ajo shkoi për një vizitë në Akropol, dhe mesa duket vizita i la aq shumë mbresa saqë vendosi të marrë një copëz të saj me vete.
36-vjeçarja është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje, pasi nuk dihet nëse ka qënë në dijeni që kjo është një vepër penale./abcnews.al