Në Koman, një shtetase franceze 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave./ abcnews.al