Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Turisti holandez bëhet tap, acarohet e shoqja, i zhvat 400 euro dhe e braktis në ishull

schedule11:28 - 3 Qershor, 2022

schedule 11:28 - 3 Qershor, 2022

Një turist holandez denoncoi në polici grabitjen e telefonit dhe të 400 eurove cash.

58-vjeçari i cili kishte shkuar me pushime në ishullin e Kretës në Greqi, dëshmoi në polici se i kishin vjedhur 400 euro dhe telefonin.

Sipas medieve greke 58-vjeçari nuk mbante mend as hotelin e as më kë kishte qenë në momentin kur e grabitën, pasi ishte nën efektin e alkoolit.



Si rrjedhojë policia greke nisi hetimet për gjetjen e sendeve të vjedhura dhe kapjen e autorit të grabitjes.

Nga hetimet rezultoi se kishte qenë bashkëshortja e 58-vjeçarit ajo që I kishte vjedhur telefonin dhe 400 euro.

Sipas raportimeve lokale çifti ka pasur në plan të largohet nga Greqia, por planet nuk shkuan sipas axhendës së çiftit, kur 58-vjeçari u deh.

Me sa duket e shoqja është acaruar me burrin e për pasojë, i ka marrë të gjitha lekët dhe telefonin, është larguar nga Greqia duke e lënë bashkëshortin në mes të katër rrugëve./abcnewa.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!