Turisti belg u aksidentua me Jet Ski/ Durrës, arrestohet pronari i subjektit që jepte mjete lundruese

schedule09:32 - 16 Qershor, 2025

schedule 09:32 - 16 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka prangosur pronarin e subjektit që jepte mjete lundruese, pasi një turist belg u aksidentua me Jet Ski.

Burime nga Policia e Durrësit thonë për ABC News se pronarit të subjektit që jepte mjete lundruese për argëtim me vendndodhje në vendin e njohur si Shkëmbi Kavajës i është prerë fleta e arrestit.

Ndërkohe, shtetasi belg ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Hasan Kastoev, 21 vjeç, u aksidentua në orët e vona të pasdites së djeshme teksa u rrëzua nga motori i ujit.

Ka qenë vetë pronari i subjektit, Skedilajt Xhametaj, që i ka dhënë ndihmën e parë. Xhametaj sapo ka pikasur që 21-vjeçari u rrezua nga Jet Ski, u nis me një tjetër motor drejt vendit të ngjarjes duke e sjellë në breg dhe me pas turisti belg u transportua në Spitalin e Durrësit dhe me tej drejt kryeqytetit në Spitalin e Traumës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 21 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!