Turistët pushojnë më gjatë në Shqipëri/ INSTAT: Gjatë prillit më shumë netë qëndrimi se një vit më parë

schedule15:01 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:01 - 19 Qershor, 2024

Turistët kanë zgjedhur të qëndrojnë më shumë për të eksploruar Shqipërinë. Të dhënat e Instat tregojnë se në prill turistët kanë qëndruar 56.3% më shumë netëqëndrime krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose 123 mijë e 700 netë më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Tirana ka tërhequr fluksin më të madh te turistëve gjatë muajit prill ndjekur nga zonat bregdetare dhe më pas ato malore.

Normat e shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,1 %, kundrejt 13,5 % që ishte në muajin Prill 2023. Kryeqyteti është bërë pikë ndalese për të gjithë të huajt që kanë ardhur për të vizituar vendin tonë.

Ndërkohë këtë muaj vërehet një tendecë ndryshe përsa i përket shteteve nga kanë ardhur turistët.

Sipas të dhënave të Instat Shqiptarët e Kosovës janë renditur në vend të parë përsa i përket peshës së vizitorëve në vend me 11% ndjekur nga Italianët me 10 % dhe më pas vijnë gjermanët dhe Mbretëria e Bashkuar.Vetëm gjatë periudhës janar-maj sipas statistikave zyrtare në Shqipëri kanë hyrë 3.3 milionë turistë të huaj.