Turistët kanë qëndruar gjatë në Shqipëri/ INSTAT në periudhën janar-maj, numri i net qëndrimeve u rrit me 30,9 %

schedule17:33 - 21 Korrik, 2024

schedule 17:33 - 21 Korrik, 2024

Turistët në Shqipëri kanë shpenzuar më shumë ditë qëndrimi gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se netëqëndrimet u rritën me 30.9% krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu nga ët dhënat vërehet se pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten me peshën kryesore.

Sipas INSTAT sa i takon shtetasve të cilët janë akomoduar në vendin tonë, në përqindje më të lartë me 14.1% janë qytetarë nga Kosova, ndjekur nga shtetas italianë me 10% e gjermanë me 6.4%.

Pjesa më e madhe e vizitorëve janë akomoduar në rajonin qendror me një rritje me mbi 63% kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Durrës ndjekur nga zonat bregdetare dhe ato malore.

Sipas INSTAT numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,8%, në krahasim me Maj 2023.

Në total Shqipëria ka pritur 4.5 milionë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit  të cilët kanë vizituar jo vetëm bregdetin, por edhe parqet kombëtare e natyrore, monumentet e kulturës dhe ato arkeologjike. Në krahasim  me gjashtë mujorin e vitit të parë  të vitit të kaluar rritja  rezulton me rreth 34%.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!