Turistët, interes për historinë/ Vizitorët në Gjirokastër: Na pëlqen arkitektura, qyteti i veçantë

schedule15:01 - 20 Qershor, 2024

schedule 15:01 - 20 Qershor, 2024

Në qytetin e gurtë që mbrohet nga UNESCO kalaja e Argjirosë është ndër monumentet më të vizituara.

Në çdo cep të saj gjen turistë kureshtarë për historinë e saj qindra vjeçare.

Të ardhur nga shtete të ndryshme të botës vizitorët shprehen të befasura nga arkitektura jo vetëm e kalasë po e gjithe qytetit .

Nga janari e deri në këto ditë të qershorit, kalaja e argjirosë është vizituar nga të paktën 75 mijë persona.

Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot./abcnews.al