Turistët e huaj, rreth 80% më shumë në tetor/ INSTAT: Netëqëndrimet u rritën me mbi 43 përqind

schedule14:27 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 14:27 - 19 Dhjetor, 2024

Shqipëria ka pritur më shumë turistë gjatë vjeshtës.

INSTAT ka publikuar strukturat akomoduese të cilat konfirmojnë se numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 43,9 % gjatë  muajit tetor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikim kryesor në  këtë drejtim ka pasur  rritja e netëqëndrimeve sidomos nga turistët e huaj të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër konkretisht në Tiranë, Elbasan e Durrës ka shënuar rritje me 2,1 herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!