Turistët e dy kohëve/ Si ishin të huajt që vizitonin Shqipërinë gjatë komunizmit

schedule15:48 - 9 Maj, 2024

schedule 15:48 - 9 Maj, 2024

Të punosh si guidë turistike sot në Shqipëri është një punë komode. Fluksi i madh i vizitoreve të huaj që vijne ne  vendin tone, ka gjithmonë nevoje per shoqërues dhe udherrefyes gjate qendrimit ne shqiperi. Shumë të rinj e kanë nisur këtë punë duke pasur vetëm pasionin për udhëtimet dhe duke njohur një osë disa gjuhë të huaja.

“Kur unë e kam nisur këtë punë ishte jashtë profilit tim. Ishte periudha që të huajt kishin dëshirë të eksploronin veriun, dhe unë dija të flisja anglisht dhe italisht. Kështu e nisa dhe mësova me kalimin e kohës“, tha guidieri Arjan Çerku

Por para dhe gjatë viteve 90’, të punoje si guidë turistike nuk duhej vetëm një shkollë.

“Atëhere kishte ca kritere shumë strikte, për tu bërë guidë. Padyshim duhet të kishe gjuhën e huaj, duhej arsim i lartë normalisht, komunikim, duhet të kishe biografi të mirë, nuk shkonte dot me turistët e huaj çdo njeri që dhe kishte vetëm një agjenci, AlbTurs”, tha Dhimitër Doka profesor në Fakultetin Filologjik

Nëse pyet Arjanin sot për kërkesat e turistëve të huaj, përgjigjen e ka shumë të thjeshtë. Dashurohen me natyrën tonë.

“Të huajt parapëlqejnë të bëjnë hiking. Duan të vizitojnë bukuritë e vendit. Pëlqejnë malin, duan të eksplorojnë këto janë kërkesat më të shumta. Qytetin e duan vetëm moshat e dyta ose të treta. Të rinjtë merziten dhe duan Aventura. “

Edhe dikur nuk mungonte dëshira e të huajve për të eksploruar natyrën, por një guidë turistike duhet të përballonte edhe friken nga survejimi prej regjimit, që i shihte turistët si një rrezik potencial.

“Të punoje si guidë turistike ishte shumë punë delikate, edhe guida edhe shoferi atëhere ishin shumë të survejuar sepse turistët nuk duhet të kishin fare komunikim me shqiptarët. Madje nga fundi i viteve 80’ guidave turistike iu shtuan edhe dy grupe të tjera që edhe pse nuk njihnin gjuhën, duhet të ishin aty për të parë nëse kishte probleme”,

Arjan Çerku pret sot turistë nga të gjithë vendet e botës, madje deri nga Singapori, por dikur të huajt që vizitonin Shqipërinë ishin nga një harte shumë e kufizuar shtetesh .

“Unë pres turistë nga Çekia, Gjermania, Suedia, Italia, por vitet e fundit edhe nga Izraeli. Kam pasur turistë edhe nga Singapori.

“Dikur Shqipëria vizitohej vetëm nga vende që ne kishim miqësi, si Ish-Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, Kina. Në fillim të viteve 90’ erdhën turistët e parë nga Europa, unë kryesisht kam punuar me turistë Gjermanë”.

Para viteve 90 Shqipëria vizitohej gjatë një viti nga rreth 10 mije  të huaj, ndersa pas me shume se tre dekadash, kete vend ne prag te anetaresimit ne BE, e vizitojne 10 milione tursite ne vit. Dy guidat thone se e vetmja gje e pandryshuar ne te gjitha kohet mbeten komentet qe te huajt bejne per bukurite natyrore  te vendit tone./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!