Shqipëria po preferohet nga turistët edhe përgjatë dimrit duke treguar mundësin e një turizmi gjithëvjetor/Statistikat e INSTAT tregojnë se viti I kaluar u mbyll me rritje të numrit të turistëve që vizituan vendin por edhe e kohës që ata kaluan në Shqipëri.
Në muajin Dhjetor 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 39,2 %, ndërsa ato nga rezidentët u rritën me 8,7 %. Gjatë dimrit përqendrimi i vizitorëve ka qenë më së shumti në zonat malore dhe në qytete pjesë e UNESCO por nuk mbetet pas edhe Tirana.
Vlen të theksohet se italianët mbajnë peshën kryesore të vizitorëve që kanë ardhur në Shqipëri në dhjetor. Një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë në vend edhe për turizëm estetik dhe dentar.
Nga të dhënat e Instat rezulton se në Dhjetor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia 25 %, Kosova 16 % dhe Gjermania 6 %. Franca dhe Shtetet e bashkuara kontribuan me nga 4 %.
Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 20,4 %, krahasuar me 18,1 % në Dhjetor 2024.
Shqipëria shënoi një vit rekord turistik në 2025, duke pritur mbi 12.milionë vizitorë të huaj, dhe konfirmon rritjen e ndjeshme nga vendet evropiane si Italia, Gjermania dhe Franca. Turizmi po shndërrohet në një industri gjithëvjetore, me të ardhurat që në 9-mujorin e parë që arritën rreth 4.4 miliardë euro.


