Turi me Diasporën/ Kryeministri Rama takim me shqiptarët në Londër

schedule07:24 - 24 Nëntor, 2024

schedule 07:24 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me Diasporën. Këtë të diel, shefi i qeverisë do të jetë në Londër pë të biseduar me shqiptarët, që jetojnë në Britani të Madhe.

Takimi është parashikuar të mbahet në orën 12:00 me orën lokale në Britani.

Gjatë takimeve të tjera në Greqi dhe në SHBA, Rama u kërkoi votën emigrantëve shqiptarë për vizionin “Shqipëria 2030”, vizion ky, që sipas tij do përmbushet me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale./abcnews.al