Aventura evropiane do të vazhdojë për tre skuadrat shqiptare në Conference League. Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për turin e tretë të këtij turneu evropian.
Tirana do të ndeshet në turin e dytë me Zrinjskit, por nëse do të kalojë ndaj tyre, do të ndeshet me fituesin e Tobol-Lincoln Red.
Vllaznia do ta nisë aventurën e saj në turin e dytë ndaj ekipit rumun të Universitateas dhe në rast se arrijnë të kualifikohen, do të ndeshen në raundin e tretë të Conference League ndaj Zorya Luhansk.
Laçi gjithashtu do të ketë një rival të fortë në turin e tretë, por nëse arrijnë të kalojnë moldavët e Petrocub. Përballë do të kenë një mes Fehervar dhe Gabala./ h.ll/abcnews.al