Turi i dytë i Conference, Vllaznia “peshkon” në Rumani, ja kundërshtarët e ekipeve shqiptare

schedule13:29 - 15 Qershor, 2022

schedule 13:29 - 15 Qershor, 2022

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e dytë kualifikues të Conference League, ku kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në këtë tur.

Vllaznia  e cila mer pjesë direkt në turin e dytë të Conferencë League u vu përballë rumunëve të Universitatea Krajova.

Laçi në këtë tur do të përplasë “brirët” me çiftin fitues të  Floriana-Petrokub.

Nëse Partizani ia del të kalojë në turin e dytë të Conferencë, të “Kuqtë” do të përballen me FCSB e Bukureshtit.

Kundërshtarët e tyre i mësuan edhe skuadrat kosovare të cila të nëse arrijnë të kalojnë turin e parë, ku Llapi përballet me fituesin e çftiti Breidablik-Santa Koloma.

Gjilani do të duelojë me gjigandët e Young Boys nëse arrijnë të kalojnë në turin e dytë të Conferencë, ndërsa Drita do të sfidohet me Antverp.

Në shortin që u hodh në Nyon, ishte dhe Tirana në vazot e shortit, pasi në rast eliminimi në turin e parë të Champions League, kalon në turneun e tretë për nga rëndësia në Europë, teksa do të përballet me -Zrinjski-Sherif Tiraspol.

Ballkani nesë dështon të kualifikohet në turin e dytë të Champions League, në raundin e dytë të Conferencë League do të duelojë me fituesin e çiftit La Fiorita-Inter D’Eskaldes.

Shkupi gjithashtu nëse skualifikohet nga Champions, goglat në turin e dytë të Conference League e vendosën përballë çiftit Tobol-Ferencvarosh. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!