Tupja thirrje Akademisë së Shkencave: Lironi erosin nga burgimi

schedule15:59 - 1 Korrik, 2021

schedule 15:59 - 1 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

41 skica erotike shkruar ndër vite nga Edmond Tupja  shkrimtari i ka përmbledh në librin “ Jehona ngacmimesh te çuditshme”. Tregimet përshkruajnë situate erotike, të cilat përmes gjuhës, alegorisë, simboleve dhe metaforave e shtyjnë lexuesin drejt fantazisë, rizgjimit të dëshirës e pasionit thekson shkrimtari.

“Mendoj se ka dalë diçka serioze në kuptimin e cilësisë. Janë shkrime letrare. Thërrime erotike por te letrarizuara”, thotë shkrimtari.

Si hartuesi i vetëm i fjalorit erotik, një skicë ia ka dedikuar edhe Akademisë së Shkencave, ku i kërkon lirimin nga burgu i përjetshëm i fjalëve erotikie.

“Fatkeqësisht tek ne fjalët erorike kanë qenë objekt i një izolimi ose një fshehjeje të vazhdueshme që në kohën e regjimit. Fjalët erotike që shënojnë veprime erotike, në të gjitha gjuhët e botës figurojnë në fjalorë. Fjalori nuk të thotë thuaje këtë, por duhet t’i dish,’  thotë ai.

Tupja nuk harron edhe këshillen për çiftet që ky libër do shërbej.

“Unë mendoj se do të buzëqeshin, veçanërisht ata që do të shkojnë në plazh. Shkojnë për të harruar strese. Ky libër do t’i ndihmojë shumë. Çiftet që janë vërtet të dashuruarmund të përfitojnë nga leximi i këtij libri për t’u zhytur në një mjedis sado pak erotik,” shprehet shkrimtari.

Ky libër është një ftesë drejt eksplorimit të mënyrave të reja për ta kuptuar dashurinë dhe erosin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!