Tunelet e Kukësit, të vizitueshme/ Ushtria e Britanisë dhe ajo shqiptare po studiojnë sigurinë e tuneleve

schedule17:16 - 14 Qershor, 2024

schedule 17:16 - 14 Qershor, 2024

Infrastruktura nëntokësore e Kukësit ka marrë vemendjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare dhe institucionet e tjera synohet që tunelet që shtrihen poshtë qytetit verior të vihen në funksion të turizmit dhe ekonomisë lokale.

Fillimisht, ushtritë e të dyja vendeve, Britanisë së Bashkuar dhe Shqipërisë janë duke studiuar sigurinë e kësaj infrastrukture ndërsa më pas do të ketë edhe ndërhyrje.

Nga Kukësi, ambasadori i Britanisë së Bashkuar Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen ekonomike ndaj vendit të tij për qytetin e vogël dhe banorët e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!