Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zbuloi këshillat që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama.
Në “Log.” Me Endri Xhafon, Basha tha se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare disa muaj më parë i ka thënë kryeministrit të marrë masat e propozuara nga opozita për përballimin e pandemisë, duke ia dhënë këtij të fundit meritat nëse do t’i vinte në zbatim.
Por duket se kreu i qeverisë nuk u ndikua nga “bujaria” e kryedemokratit. Megjithatë, Basha theksoi se nëse Rama do të kishte marrë këto masa nuk do të ishte e nevojshme mbyllja totale.
“Nëse Edi Rama do t’i kishte marrë masat që i kemi kërkuar prej 2 muajsh, nuk do të ishte e nevojshme të mbyllemi plotësisht. I kam thënë më mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, po po thoshte tunde kokën, bënte sikur mbante shënime. Ose vizatonte nuk e di, por nuk i mori. I kam thënë merri këto masa.
Por ja kam thënë janë aty, janë aty se ka qenë në zoom, i ka presidenti i Republikës të gjitha shpresoj. I ka në procesverbal. I kam thënë merri këto masa, merri se nuk kam ardhur të bëj politikë unë sot, nuk kam ardhur sot të përballem me ty politikisht dhe nëse ty të dhemb që unë e kam bërë planin publik para se të ta dorëzoja ty e para e punës opozita nuk është këshilltar i qeverisë, por në qoftë se plani është korrekt plani është i mirë merre zbatoje se të premtoj që nuk do dal që të marr meritat unë. Merri ti meritat, shpëto jetë njerëzish, shpëto ekonominë e shqiptarëve.
LEXO EDHE: Basha në “Log.”: “Thumana” krim shtetëror, një vit pas tërmetit duhej drejtësi
Ne sot nuk dimë asgjë, na mbahen të fshehta. Ne nuk e dimë sa shtretër për të sëmurët ka. Pa i ditur këto të dhëna ti je në pozitat e errësirës për të marrë vendimet e duhura,. I ka dalë pandemia për duarsh dhe nuk i bëhet vonë. Detyra jonë është që ta fusim nën kontroll. Ne nuk jemi më mirë, por fshehim shifrat”, tha Basha.
I pyetur nga gazetari Fatos Harkorja se përse nuk i publikojnë emrat e të vdekurve, të cilët opozita pretendon se janë fshehur si viktima të Covid, Basha tha: ‘Po të doni shkoni i merrni emrat në morg. Emrat janë në institucion që prokurorit atë shkojë ti marrë i ka të qartë. I ka aty, i ka edhe në PD. Mund të kishte ardhur atë natë kur isha ë studio. Nuk është çështja këtu. Fshehja, manipulimi i shifrave është pjesa fundore për të thënë që gjendja është në rregull”. g.v/abcnews.al