Lajmi se Tuna është bërë nënë për herë të dytë në një kohë kur rrjeti ziente për një ndarje nga Patris Berisha surprizoi fansat e këngëtares. Ishte vetë këngëtarja, e cila e bëri me dije lajmin e gëzueshëm përmes një postimi ku shkroi fjalët më të ëmbla për të birin e porsalindur.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës! Një mama krenare e Tian dhe Zen.”, shkroi këngëtarja. Ndërkohë, ditën e sotme Tuna ka zbuluar për herë të parë dhe portretin e ëmbël të së voglit të saj.
“Jom dashuru n’ty”, janë fjalët e këngëtares krahas fotos. Në mesin e thashethemeve se i ka dhënë fund martesës me Patrisin, Tuna konfirmoi dhe njëherë se raporti mes tyre vijon të mbetet i njëjtë, pasi vetëm pak ditë më parë, kur publikoi një video nga festa e zbulimit të gjinisë së bebushit, muzikanti mungonte. /abcnews.al