Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu nuk ka shumë ditë që u bë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.
Mirëpo, vetëm pak minuta më parë Tuna ka publikuar në Instagram një set fotografish, të cilin e ka realizuar kur ka qenë shtatzënë.
Ajo shihet me barkun e rrumbullakosur dhe ndodhet pikërisht në periudhën kur ka qenë në javën e 35-të të pritjes së ëmbël.
View this post on Instagram
Gjatë kësaj kohe, Tuna e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë. Edhe pse në media u përfol disa herë, këngëtarja nuk e pranoi asnjëherë./abcnews.al