Tuna Sejdiu mirëpriti në jetë pak javë më parë djalin e dytë, që e pagëzoi me emrin Zen. Këngëtarja surprizoi jo pak ndjekësit pasi e mbajti shtatzaninë të fshehtë përgjatë nëntë muajve. Por me ardhjen në jetë të Zen, Tuna ka qenë aktive në rrjete sociale, dhe ka ndarë mjaft momente të këndshme me djemtë e saj.
Por një foto e postuar së fundmi ka ngjallur shumë polemika dhe ndjekësit kanë shpërthyer ndaj këngëtares. Këta të fundit kanë reaguar ashpër për mënyrën se si Tuna e mban djalin e vogël, duke i vënë në dukje se mund t’i dëmtojë kokën.