Gazetari i njohur Flavio Qarri, në një intervistë televizive që ka dhënë së fundmi, ka bërë bujë me disa komente lidhur me personazhet publikë shqiptarë. I ftuar në “E diell”, në kuadër të një loje, gazetari duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve pikante në të kundërt do të pranonte dënimin.
I pyetur se kush nga personazhet e njohur shqiptar është “arrogant/arrogante” dhe “delirant/delirante”, ai nuk nguroj të përgjigjej. Sipas tij, një ndër personazhet më arrogantë ishte Tuna Sejdi, teksa cilësoi Bleona Qerretin si më deliranten, e po ashtu si të tillë cilësoi edhe gjithë artistët e kinemasë shqiptare.
Ndërkohë i pyetur për personazhin më pak të talentuar, ai përmendi Eglein Laknori duke shtuar më pas: “Vetëm ai mund të ma falë këtë”. /abcnews.al