Tuma e Kamenicës përplas në studion e “Log.” Neritan Cekën dhe Lorenc Bejkon

schedule23:41 - 19 Maj, 2022

schedule 23:41 - 19 Maj, 2022

Tuma e Kamenicës ka përplasur në studion e “Log” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, dy arkeologët e njohur shqiptarë Neritan Ceka dhe Lorenc Bejko.

Ceka e akuzoi Bejkon se ka privatizuar Tumën e Kamenicës, e cila është një zbulim arkeologjik. Ndërkohë që Bejko ka thënë se Tuma e Kamenicës administrohet nga shteti.

Pjesë nga debati:

Ceka: Privatizim është kur ti merr një pronë të një personi dhe e privatizon. Tuma e Kamenicës që u gërmua me institutin e arkeologjisë dhe pasi mbaroi gërmimi pati idenë e shkëlqyer të bënte një minipark me një mini muze, ku mund të bëhej arkeologji. Kjo në vitin 2010, doli kjo çështje, dhe figuronte i gjithë ky terren si pronë.

Bejko: Tuma e Kamenicës që ka qenë pronë shtetërore dhe vazhdon të jetë pronë shtetërore.

Ceka: Teoria që ajo tokë që u takonte fshatarëve u është dhënë fshatarëve. Në vitin 2010 mora informacionin nga kadastra e Korçës dhe figuron Lorenc Bejko si pronar i 4 mijë metrave katror.

Bejko: Ishte pronë private dhe mbeti private.

Ceka: Lorenc Bejko në pronën që ke atje nuk ndahet.

Bejko: Sot prona shtetërore është 6500 metra katror.

Ceka: Meqë doli kjo Lorenc Bejko, prona është shkatërruar.

Bejko: Çfarë të shqetëson profesor?

Ceka: Është shkatërruar.

Bejko: Kush është shkatërruar mo?

Ceka: Shikoje aty ku është Tuma aty mo, shihe si është katandisur.

Xhafo: Kush e administrim Tumën e Kamenicës?

Bejko: Shteti.

Ceko: Kush shtet, qendrori apo lokali.

Bejko: Tuma administrohet nga njësia administrative.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!