“Tulipani” mbijeton, Ten Hag pranë rinovimit me “Djajtë” e United

schedule13:16 - 12 Qershor, 2024

schedule 13:16 - 12 Qershor, 2024

Prej të paktën disa javësh, shumë është përfolur në mediat, për një largim të mundshëm, të teknikut holandez, Erik ten Hag nga stoli i “Djajve të Kuq”, të Manchester United, madje drejtuesit e “gjigantëve” të futbollit anglez zhvilluan edhe bisedime intensive me gjermanin, Thomas Tuchel, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit.

Mirëpo, ditët e fundit situata ka ndryshuar dhe në klub kanë vendosur të vijojnë përpara me “tulipanin” e pankinës, që do të jetë sërish në krye të “Djajve”, minimalisht edhe për sezonin e ardhshëm, të paktën kështu thuhet në raportimin më të fundit të prestigjiozes britanike, “The Athletic”, ku më tej theksohet se bisedimet e rinovimit do të nisin së shpejti.

Ndërkaq, kujtjojmë se gjatë sezonit. 2022-2023 Ten Hag udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të EFL Cup, ndërkohë që sezoni i fundit u mbyll me suksesin emocionues në finalen e FA Cup përballë Manchester City, megjithatë mjithsesi, tifozët janë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre e zemrës jo vetëm që nuk është në gjendje të garojë për titulli, por nuk ka siguruar as kualifikimin në Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!