Tufa e bletëve sulmon shoferët në Itali, gjashtë persona përfundojnë në spital

schedule22:08 - 3 Shtator, 2022

schedule 22:08 - 3 Shtator, 2022

Gjashtë persona kanë përfunduar në spital pasi u sulmuan nga një tufë bletësh.

Ngjarja ka ndodhur në Itali në rrugën që lidh San Cataldo me Sp40.

Qindra bletë sulmuan shoferët duke shkaktuar edhe një aksident.

Mëngjesin e sotëm, rreth mesditës, një burrë po ngiste skuterin e tij kur papritur u sulmua nga tufa e bletëve dhe përfundoi së bashku me pasagjerin në një makinë.

Bletët sulmuan edhe shoferë të tjerë. Gjithsej 6 persona u pickuan nga bletët dhe përfunduan në spital.

Asnjë nga të shtruarit nuk kishte lëndime serioze.

Zjarrfikësit dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë mbyllur rrugën për qarkullimin e automjeteve. Zjarrfikësit hodhën ujë për të larguar bletët./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!