Duke iu referuar fakteve dhe dokumenteve, Tufa thekson se edhe lufta antifashiste si koncept dhe realitet duhet të zgjerohet dhe të mos mbahet peng i Partisë Komuniste.
“Edhe lufta antifashiste si koncept dhe realitet duhet të zgjerohet të mos mbahet peng i Partisë Komuniste, ka pas dhe të rënë dhe është e padrejtë që t’i përjashtosh këta.
Jam sulmuar fashist, ballist. Gjyshi im ka qenë partizan deri në ‘45 deri në Vashigrad, unë pra në këtë rast jam kolaboracionisti. Im gjysh ka qenë partizan po edhe po të kishte qenë ballist e legalist do isha kaq krenar, por ja mjafton që të ketë luftuar okupatorin, unë kështu e shoh nga viti 2019 kur po bisedojmë.
Ndjenja patriotike nuk është një gjë e re. Është e çdo populli për të luftuar pushtuesin dhe unë besoj se ato 70 mijë partizanë nga kjo ndjenjë kanë dalë të luftojnë okupatorin. Frytet e kësaj lufte dihen”.
Ndërsa përmend disa nga krimet, ai shprehet se brenda luftës çlirimtare kishte edhe përplasje civile që përgatiti terrenin e sundimit.
“Po si të bëjmë? të mbyllim sytë përballë këtyre krimeve, është djegia e shtëpive, konfiskimi i produkteve, ushqimeve që sipas ligjit të luftës janë të dënueshëm dhe hyjnë te kategoria e krimeve prandaj ishte e detyrueshme të lexohej libri”.
Nano: Luftë çlirimtare apo civile?
Tufa: Ishte çlirimtare, por kishte edhe përplasje civile. Pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes vendosen përpjekjet e konfrontimit civil, ndeshja me Ballin, Legalitetin për të përgatitur terrenin e sundimit”.
Tufa përjashton bashkëpunimin e Mit’hat Frashërit me pushtuesit pasi nuk ka asnjë fakt, apo dokument bindës për këtë.
“Mit’hat Frashëri nuk ka bahskëpunuar me ushtritë pushtuese dhe nuk më ka bindur asnjëherë. Ku ta gjeja unë të kishte dokument dhe fakte bindëse”.
Ai foli gjithashtu edhe për masakrën e Tivarit për të cilën sipas tij janë përgjegjës Ramiz Alia, Gafurr Çuçi dhe Rrahman Parllaku.
“Janë kabllogramet e luftës, terreni në Kosovë, tre persona përgjegjës, Ramiz Alia, Gafurr Cuci, Rrahman Parllaku atyre u dorëzohen dhe nga tërë informacioni ata shkojnë të dorëzohen të vëllezërit e tyre shqiptarë. I çohet kabllogram Enver Hoxhës kontingjenti prej 1500 ushtarësh t’i dorëzohet brigadës së 52 serbe që është brigadë ekzekutimi. Kabllogramet janë të sakta. Në këtë rast ç’na mbetet ne të diskutojmë”. /abcnews.al