Chelsea luan nesër fatet e sezonit pasi pret në Londër Real Madridin, në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions League. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli trajneri gjerman i Chelseas, Thomas Tuchel.
“Ne duhet të mbajmë ritmin gjatë gjithë ndeshjes. Është një gjysmëfinale dhe ka presion, por të luajturit me besim është shumë e rëndësishme. Nëse nuk ke besim, nuk ja del ndaj një skuadre si Real Madrid. Mund të kalojmë më tej vetëm duke ndjerë siguri në veten tonë.
Sergio Ramos është kapiteni i tyre. Është kapiteni më i suksesshëm i tyre në 10 vitet e fundit dhe prania e tij ndryshon shumë gjëra. Them se ai nesër do të luajë nga minuta e parë. Gjithsesi nuk është vetëm Ramos që mban peshën te Real Madrid.
Ne duhet të harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Nesër e nisin sërish me 0-0. Ky është futboll, ne jemi në gjysmëfinale. Do ta mundim Real Madridin vetëm nëse tregojmë nivelin tonë më të mirë”, tregoi Tuchel. /abcnews.al