Thomas Tuchel është pyetur nga mediet angleze rreth blerjes së mundshme të Harry Kane nga ana e Chelsea. Gjermani është përgjigjur shumë qartë.
Ai tregon se patjetër që e dëshiron një lojtar të tillë, por shton se duhet treguar mungesë respekti për Tottenham. Gjithsesi, sipas tij duhet një sulmues.
“Të gjithë e duan Harry Kane, por duhet të jemi shumë, shumë të qartë: ai është lojtar i Tottenham. Ka firmosur kontratë afatgjatë dhe nuk do të flas rreth tij sepse është mungesë respekti.
Nuk dua të flas për këtë. Ne nuk duam që Jorginho të jetë shënuesi ynë më i mirë: ai meriton të gjitha lavdërimet në botë, por ne kemi nevojë për të përmirësuar numrat në sulm”, u shpreh Tuchel. /abcnews.al