Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur për herë të parë pas shkarkimit të teknikut Graham Potter nga pankina e Chelsea, teksa nuk e konsideron si “befasi” përjashtimin e teknikut, duke parë rezultatet e dobta që klubi ka përjetuar muajt e fundit.
“I pashë lajmet shumë vonë mbrëmë. Koha koincidoi me takimin tim këtu. Më pëlqeu shumë puna atje dhe formova miqësi për gjithë jetën. Por, klubi ka ndryshuar shumë, kështu që nuk shkaktoi emocione të mëdha tek unë”,- është përgjigjur trajneri i ri i Bayern Munichut në lidhje me shkarkimin e Potter.
Ndërkaq, kujtojmë se tekniku gjerman ishte në krye të “bluve” në fillim të sezonit aktual para se Presidenti i ri Todd Boehly ta shkarkonte atë. Në sezonin e parë të “epokës së Boehlyt”, Chelsea pozicionohet në vend të 11-të në renditjen Premier Leauge, si dhe ka arritur çerek-finalet e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al