Thomas Tuchel pret përforcime nga merkato. Trajneri gjerman foli për Chelsea TV pas fitores 2-1 që arritën kampionët e Evropës në miqësoren ndaj Bournemouth, sfidë ku njërin nga golat e realizoi Armando Broja.
“Dy ose tre përforcime do të ishin shumë, shumë të mira. Ndryshimet janë gjithmonë pozitive, pasi lojtarët e rinj sjellin energji të reja. Djem të rinj që vënë në dyshim të vjetrit, të cilët i sfidojnë në stërvitje, kështu që mendoj se është një gjë e mirë.
Largimet? Duhet të marrim disa vendime në një kohë të shkurtër. Miqësoret e kësaj periudhe do na japin mundësinë të gjykojmë të gjithë lojtarët në mënyrë të drejtë“, deklaroi trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al