Thomas Tuchel njoftoi dëshirën e tij për t’u hakmarrë ndaj Manchester City.
Më 19 prill, Bayern Munich do të presë Manchester City në ndeshjen e dytë. Takimi i parë përfundoi me fitoren e britanikëve 3:0.
“Duhet të qëndroni të fokusuar. Mund të duket si një detyrë e pamundur, por në futboll pothuajse asgjë nuk është e pamundur. Kam një ndjenjë se jemi plot energji para ndeshjes së dytë dhe duam të hakmerremi.
Ne u stërvitëm mirë, tani na duhet një rezultat i mirë nesër [kundër Hoffenheimit]”, tha trajneri i Bayernit. /G.D abcnews.al/
Burimi: Bayern Twitter