Thomas Tuchel doli para mediave në prag të ndeshjes kundër Juventusit në Champions League. “Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen, kjo është qasja jonë ndaj ndeshjeve.
Sigurisht që nuk duam të rrezikojmë kualifikimin, por nëse ka një shans për të fituar ndeshjen, ne do të përpiqemi”, tha fillimisht trajneri gjerman.
Tuchel foli edhe për Romelu Lukaku: “Nuk jam i sigurt nëse Romelu mund të luajë ende, të shohim si do të jetë pas stërvitjes. Do të flas me mjekun dhe fizioterapistët, ndoshta ai mund të jetë pjesë e skuadrës.
Ne gjithmonë kemi opsione, varet nga lojtarët. Kur Timo dhe Romelu nuk janë aty, ne duhet të kemi zgjidhje të tjera.
Në çdo rast Timo është në dispozicion, ai është me skuadrën. Kovacic është jashtë, Jorginho është mirë, ndërsa Havertz ka pasur probleme dhe është në dyshim”. / abcnews.al

