Chelsea u mposht minimalisht nga Everton ditën e djeshme në Premier League, humbje që për trajnerin Thomas Thuchel nuk duhej.
Sipas teknikut të bluve skuadra e tij nuk mund të falë gola të tillë, pasi në këtë mënyrë ndëshkojnë veten.
“Kur ke gjithë atë posedim të topit, kur nuk bën ndeshjen tënde më të mirë dhe ke kontrollin e lojës, nuk mund të dhurosh një gol që vret ndeshjen. Kaq kishte kundërshtari dhe atë po kërkonte.
Na ka munguar përqendrimi, por edhe vendosmëria. Kjo është diçka që mund të shihet qartë duke parë katër ndeshjet e fundit dhe është një panoramë domethënëse e sezonit tonë”, tha Tuchel. /f.a/abcnews.al