Chelsea fitoi 3-0 kundër Crystal Palace, duke e nisur me tre pikë kampionatin anglez. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel foli pas ndeshjes, duke vlerësuar sakrificën e ekipit të tij, që vinte pas 120 minutave intensive në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Villareal.
“Ishim shumë të lodhur fizikisht për shkak të finales së Superkupës së Evropës. Sot ishte shumë vapë, por donim fitoren me çdo kusht, që erdhi falë një performance pozitive, dhe ishte totalisht e merituar.
Djemtë sakrifikuan në të dyja fazat e lojës, në këtë mënyrë ia dolëm të kishim kontrollin e lojës. Pothuajse arritëm 100%-in tonë sot, por jemi tmerrësisht të lodhur. Lukaku? Me ardhjen e tij kemi më shumë alternativa në sulm.
Mund të luajmë pa frikë me dy apo tre sulmues, Lukaku do të ndihmojë edhe Werner, Havertz dhe Pulisic që të pushojnë dhe të kenë më pak përgjegjësi“, deklaroi trajneri gjerman i kampionëve të Evropës. /abcnews.al