Tuchel: Mbrojtjen e kam “blind”, Chelsea ka vetëm një problem

schedule11:19 - 8 Shkurt, 2021

schedule 11:19 - 8 Shkurt, 2021

Thomas Tuchel ka zhvilluar katër ndeshje në stolin e Chelsea dhe në ekipin londinez dallohet lehtësisht ndryshimi pozitiv. Trajneri gjerman e nisi aventurën në Premier League me një barazim pa gola ndaj Wolves, teksa më pas erdhën tre fitore radhazi.

Suksese ndaj Burnley dhe më pas triumfet jashtë fushe kundër Tottenham dhe Sheffield United. Vetëm një gol i pësuar në katër takime, edhe ky autogol i Rudiger në sfidën e mbrëmjes së kaluar ndaj Sheffield.

“Blutë e Londrës” renditen në vend të pestë me një pikë më pak se Liverpool i vendit të katërt. Tuchel vlerëson fazën defensive të ekipit të tij dhe tregon se çfarë duhet përmirësuar. “Na mungon diçka sa i përket saktësisë dhe vendosmërisë përpara portës kundërshtare.

Duhet të jemi më cinikë kur futemi në zonën kundërshtare. Në këtë moment, jemi shumë solidë në mbrojtje, por na mungon saktësia kur sulmojmë. Nuk është vetëm faji i sulmuesve, sikurse nuk është vetëm merita e mbrojtjes që nuk pësojmë shumë gola.

Jemi një skuadër që punon për t’u përmirësuar. Duhet të kemi ekuilibër në të dy fazat e lojës, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt sa më shpejt të jetë e mundur“, thekson trajneri i Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!