115 milion euro i ka kushtuar Romelu Lukaku klubit të Chelsea, që i solli trajnerit Thomas Tuchel lojtarin e shumëpritur për majën e sulmit. Gjermani e cilëson 28-vjeçarin si sulmuesin më të mirë dhe tregon se kur do të ndodhë debutimi i tij.
“Kemi afruar në ekip sulmuesin numër një, të cilin e duam menjëherë në fushë. Lukaku do ulë presionin që ekziston te lojtarët e rinj si Havertz, Werner dhe Pulisic, pasi Romelu është tipi i personit që i pëlqen të ketë përgjegjësi mbi supe.
Me të kemi mundësi të luajmë me dy sulmues, siç ndodhte tek Interi, por sigurisht edhe me tre si bëjmë ne”, deklaroi trajneri i “Bluve të Londrës”, i cili zbulon se kur mund të debutojë lojtari potent me ekipin londinez.
“Po presim të përfundojë ditët e karantinës, të martën do të nisë stërvitjen me ne. Do e përgatisim të jetë gati për ndeshjen me Arsenalin, shpresojmë ta shohim në fushë në derbi“, theksoi trajneri i kampionëve të Evropës.
Chelsea fitoi 3-0 sfidën e parë në kampionat kundër Crystala Palace, teksa zhvillon takimin e dytë ndaj Arsenalit jashtë fushe (22 gusht), takim ku pritet të luajë edhe Lukaku. /abcnews.al