Tuchel kundër peticionit të krijuar nga tifozët e Chelsea, “Kam besim tek Anthony”

schedule14:38 - 16 Tetor, 2021

schedule 14:38 - 16 Tetor, 2021

Tifozët e Chelsea kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar arbitrin Anthony Taylor, të gjykojë ndeshjet e skuadrës së tyre, sepse ata kanë pakënaqësi ndaj gjykimit të arbitrit.

Janë rreth 80.000 mijë tifozë të bluve që kanë nënshkruar këtë kompeticion. Shkak është bërë dhënia e kartonit të kuq kundër ekipit të tyre, të lojtarit Reece James në barazimin 1-1 të Chelsea-t me Liverpoolin

Thomas Tuchel i është përgjigjur peticionit, me shefin e Blues që tha se ai nuk ka dyshime në veprimet e gjyqtarit, ndërsa gjyqtari përgatitet të marrë përsipër përballjen e Chelseat me Brentfordin sot (e shtune).

“Është e qartë se ky njeri ka një agjendë të fortë kundër institucionit që është Chelsea FC. Ai ka përjashtuar lojtarët pa asnjë arsye dhe ka rrezikuar rezultatet tona. Ne besojmë fuqimisht se kjo duhet të hetohet dhe Anthony duhet të ndalohet të drejtojë ndeshjet e Chelseat”, thuhej në postimin e përshkrimin e peticionit.

Tuchel kur u pyet për peticionin u shpreh: “Unë kam besim te gjyqtarët dhe kam besim tek Anthony Taylor që ai do të përpiqet të ketë paraqitjen më të mire. Ne këtu në klub, nuk mund të humbasim në idetë se ka diçka pas saj. Ne duhet të lirohemi nga kjo dhe të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të qenë në gjendje të fitojmë këtë ndeshje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!