Tuchel: Isha në shok kur u shkarkova nga Chelsea, më thanë në një takim 5-minutësh

schedule16:33 - 31 Mars, 2023

schedule 16:33 - 31 Mars, 2023

Thomas Tuchel ka folur për shkarkimin e tij nga Chelsea. Trajneri gjerman, nuk e ka fshehur zhgënjimin për largimin e tij nga “blutë”, ndërsa ka folur edhe për stacionin e ri në karrierën e tij, Bayern Munich.

Në konferencën për shtyp për supersfidën e nesërme ndaj Dortmundit, trajneri 49-vjeçar ndër të tjera ka përmendur se është tronditur kur ka marrë vesh se është shkarkuar, ndërsa këtë ia kanë thënë në një takim që zgjati pesë minuta.

“Isha në shok kur më pushuan. Takimi zgjati vetëm tre deri në pesë minuta dhe u zhvillua në orën tetë të mëngjesit. Të gjithë menduam se ishim në rrugën e duhur dhe kishim ende shumë për të “ndërtuar”. Chelsea ishte si një familje për mua. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit në klub dhe kam shumë miq atje, kjo nuk do të ndryshojë.

Tani kam gjetur një sfidë të re dhe jam shumë i lumtur që jam trajner i Bayern. Tani mezi pres derbin e nesërm kundër Dortmundit. Unë kam nevojë për atë ndjenjën e pretendimit të majës dhe kjo është ajo që na shtyn përpara. Nisur nga renditja dhe konkurrenca mes dy skuadrave, padyshim që do të jetë një ndeshje elektrizuese”. /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport FM