Tuchel: Haaland, i jashtëzakonshëm! Dortmund, nuk ka mbaruar asgjë

schedule09:42 - 19 Shkurt, 2020

schedule 09:42 - 19 Shkurt, 2020

Thomas Tuchel, trajneri  i PSG, edhe pse skuadra e tij e humbi takimin e parë në Champions League kundër Borussia Dortmund, beson se mund të kualifikohen. Ai është ngacmuar edhe për modulin e zgjedhur në takimin e ditës së djeshme dhe thekson se nuk do të hiqte dorë nga ai vendim.

“Nuk kam keqardhje për ndryshimin e modulit. Askush nuk mund ta dijë se si do të shkonte me një modul tjetër taktik. Kemi humbur një ndeshje, por nuk ka përfunduar asgjë. Do të luhet edhe ndeshja e kthimit në stadiumin tonë. Me siguri do të jetë sërish një ndeshje e madhe dhe ne kemi akoma shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale”, deklaron Tuchel.

Gjermani është pyetur edhe për sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland, i cili shënoi dy herë në portën e PSG dhe i dha fitoren skuadrës së tij. “Haaland është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është shumë i përgatitur fizikisht dhe mbi të gjitha shumë i shpejtë. Megjithatë mendoj se skuadra ime ka qenë në gjendje ta markojë atë në shumicën e 90 minutave të ndeshjes”, përfundon trajneri i PSG. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!