Chelsea vazhdon të fitojë nën drejtimin e Thomas Tuchel. Pasi siguroi në mesjavë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League (do të përballet me Real Madrid), “Blutë e Londrës” fituan 1-0 ndaj Manchester City, duke siguruar kalimin në finalen e FA Cup.
Një sukses që erdhi falë golit të Hakim Ziyech në pjesën e dytë. Trajneri gjerman i ekipit londineze analizoi triumfin ndaj Manchester City. “Nëse përballesh me Pep Guardiolën, e di që ke të bësh me nivelin më të lartë në Evropë.
Për të flasin aventurat që ka kaluar ne Barcelona dhe Bayern Munchen, por edhe këtu te City. Ne kishim synim të zvogëlonim hendekun që kemi me ta. Jam shumë i kënaqur me ndeshjen e skuadrës, pasi luajtëm me shumë kurajo.
E merituam fitoren, ia dolëm përballë një skuadre të shkëlqyer, skuadrës më të mirë në Evropë dhe dhe trajnerit më të mirë që ekziston“, deklaroi pas ndeshjes Thomas Tuchel, trajneri i ekipit londinez. /abcnews.al

