Thomas Tuchel mori drejtimin e Chelsea më 26 janar dhe po bën një punë fantastike deri tani. Skuadra ka filluar të luajë më bukur dhe rezultatet pozitive nuk po mungojnë, në kampionat dhe Premier League.
“Jam i lumtur te Chelsea, në mbrëmje shkoj në shtrat shumë i lodhur dhe ky është një shenjë e mirë. Një sfidë e madhe për mua ku ka shumë për të mësuar e punuar. Në të njëjtën kohë kam nevojë edhe për kohë për t’u përshtatur.
Jeta private është e komplikuar, pasi ndodhemi në izolim. Unë po jetoj në një hotel, po jetoj vetëm dhe nuk kam mundësi të dal për të shkuar në restorant apo vende të tjera. Të jesh trajneri i Chelsea është një përvojë e shkëlqyer.
Dua të shijoj çdo moment. E theksoj se kam një mbështetje të jashtëzakonshme nga drejtuesit e klubit“, deklaron trajneri gjerman, i cili numëron gjashtë fitore dhe tre barazime në krye të “Bluve të Londrës”. /abcnews.al