Chelsea e mbylli në barazim pa gola takimin shtëpiak kundër Manchester United. Trajneri Thomas Tuchel vlerëson ekipi për lojën e zhvilluar, por kërkon më shumë cinizëm përpara portës kundërshtare nga djemtë e tij.
“Ishte një ndeshje e cilësisë së lartë mes dy skuadrave shumë të forta. Vuajtëm disa minuta në pjesën e parë, kjo edhe falë forcës së McTominay. Përgjithësisht ishte një ndeshje e barabartë.
Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, kishim disa raste të bukura për të kaluar në avantazh. Mendova se mund të fitonim, por realisht kishte shumë cilësi në fushë nga të dy skuadrat.
U mbrojtëm mirë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Na mungon vetëm cinizmi, është e vështirë t’i fitosh këto lloj ndeshjesh nëse nuk je cinik. Por nuk ekziston asnjë lloj shqetësimi. Të vazhdojmë përpara në këtë mënyrë, jemi një skuadër shumë e vështirë për t’u mposhtur“, theksoi trajneri gjerman. /abcnews.al