Tuchel: Çfarë i keni këto, shtatzënë dhe gati shtatzënë nuk janë njësoj!

schedule13:18 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 13:18 - 3 Dhjetor, 2020

PSG fitoi 1-3 dje kundër Manchester United dhe tani i duhet një barazim me Basaksehir i kualifikon në raundin tjetër të Champions League. Kur ia kujtojnë diçka të tillë trajnerit Thomas Tuchel, ai nervozohet disi dhe thekson se lojtarët e nuk do të lëshojnë aspak në ndeshjen e fundit.

“Gati i kualifikuar nuk është i kualifikuar. Gati shtatzënë nuk është të jesh shtatzënë. Kjo gjë nuk ekziston. Nuk do të lejoj asnjë prej djemve të mendojë se gjithçka ka mbaruar. Kemi bërë një hap të madh, por nuk do të lejoj që ndonjë prej futbollistëve të mendojë se tani jemi kualifikuar.

Duhet të bëjmë edhe hapin e fundit për këtë. Duhet të luajmë me të njëjtin mentalitet, me një njëjtin zjarr dhe frymë”, u shpreh për RMC Sport trajneri gjerman i PSG. I lumtur për fitoren u pa presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi.

Ai u shpreh: “Mund te jemi krenarë. Treguam PSG-në e vërtetë, një ekip i vërtetë që lufton për Champions League. Ishte e rëndësishme kjo fitore, në një ndeshje vendimtare. Kishim nevojë të tregonim se jemi gjithmonë gati për momente të tilla. Jam krenar për lojtarët e mi.

Ishte e vështirë, ishte një ndeshje që të gjithë donin ta fitonim. Krijuam raste dhe shënuam gola, tani duhet të vazhdojmë përpara. Ende nuk jemi kualifikuar dhe objektivi është të kalojmë më tej në Champions”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!