Tuchel aktivizoi një 17-vjeçar, talenti i Chelsea: Është një ëndërr e bërë realitet

schedule19:15 - 9 Janar, 2022

schedule 19:15 - 9 Janar, 2022

Chelsea zhvilloi ditën e sotme ndeshjen kundër Chesterfield, e vlefshme për Fa Cup. Në këtë ndeshje trajneri Thomas Tuchel ka aktivizuar edhe një lojtar 17-vjeçar.

Lewis Hall debutoi me skuadrën e parë të Chelsea, ku arriti të dhuronte edhe një asist në paraqitjen e tij të parë me blutë e Londrës.

Me aktivizimin në ndeshjen e sotme talenti 17-vjeçar shkruar një rekord historik për skuadrën e Chelsea, teksa është bërë lojtari më i ri i aktivizuar, me skuadrën e parë.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Është diçka për të cilën kam punuar që në fëmijëri. Dhe ja dola sot… Më duhet t’i falënderoj të gjithë. Familjen time, menaxherin, fansat që më bëjnë të ndihem shumë mirë. Unë i kam arritur synimet e mia për këtë sezon, madje i kam tejkaluar. Kur të kthehem në shtëpi, do të më duhet të kaloj disa ditë për të marrë veten dhe të mendoj se çfarë do të ndodhë më pas”, do të shprehej Hall, sigurisht i lumtur për këtë arritje të tij. /f.a/abcnews.al