Avokati Idajet Beqiri është shprehur kritik ndaj protestës së dhunshme të opozitës.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, ai theksoi se Berisha ishte organizator i kryengritjes së dhunshme.
Gjithashtu theksoi se gjatë protestës u pa qartë që u prodhuan armë, duke e cilësuar si “Hamas”, pasi kishte bomba artizanale dhe persona në protestë që ishin me maska.
“Kjo është një organizatë kriminale dhe këtë e ka krijuar Berisha. Nuk ka kryengritje paqësore është vetëm e armatosur dhe për organizatorët nuk ka dënim tjetër por burgim ë përjetshëm. Berisha faktikisht është organizator i kësaj kryengritje. Dhe ka gjithë përmasat dhe elementët e veprës penale të kryengritjes së armatosur. Sepse pasi janë bërë zgjedhjet me votim të lirë, shqiptarët e dhanë verdiktin e tyre se për kë janë. Por ai vjen thotë do bëj kryengritje dhe thotë do hedh në lumin e Lanës qeverinë…Dhe që këtu, kur kemi ekzekutor, prodhuan armë, prodhuan Hamasin. Ishte një video që shiheshin me maska…shihet edhe ku po i përgatisin bombat. Berisha i vërsulet Sokol Bizhgës sepse e di që edhe referencën do ta përgatiste ky persona. Dhe ky e di që do i shkojë referimi prokurorit ai goditi për të thënë që mos e ço për organizatë kriminale”, tha ai.
/abcnews.al/


