Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë të paralajmëruar më herët për ish krerët e UÇK.
Nën sloganin ‘Unë jam UÇK!’, “Lironi çlirimtarët!’ dhe nën simbolet tona etnike, qytetarë të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe jo vetëm treguan mbështetjen e tyre për akuzat e padrejta ndaj ish krerëve të UÇK.
Në protestë mbajtën fjalën e tyre ish presidenti Alfred Moisiu, kreu i BDI Ali Ahmeti si dhe përfaqësuses të organizatave të ndryshme. / abcnews.al /

